fbpx

Dy libra të rinj të gazetarit dhe publicistit Safet Krivaça

nga Revista Kosovarja

Libri “Ferri drejt varrezës masive shtjellon krimet serbe në Kosovë:

Si u prenë shqiptarët në sharra cirkulare?
Si u dogjën krushjanët të gjallë në stallë?
Si u gjymtuan kufomat e shqiptarëve?
Si u planifikua dhe ekzekutua kolona e Korishës?
Si pësoi popullata shqiptare në Drenicë, në Malishevë e Rahovec?
Si u qepën pa anestezion pacientët shqiptarë në spitalet e Prishtinës?
Si u dhunuan femrat në Kosovë?

Ndërkaq, në librin “Ura e Lotëve”, veç të tjerash, mund të lexoni:
Vrasjet institucionale të shqiptarëve në ish- Jugosllavi;
Shqiptarët e CIA-s që deshën përmbysjen e komunizmit të Enver Hoxhës;
Si u mbajtën peng shqiptarët e Kosovës 12 vjet në Serbi?
Si luftuan shqiptarët në armatën kroate?
Kush dhe sa pagoi për gjetjen e Ukshin Hotit?
Si u nda Gorozhupi dhe si u shkëmbyen pengjet mbi “Urën e Lotëve” në Vërmicë?
Si dhe rrëfimet e dëshmitarëve që sollën për herë të parë në dritë realitetet e përgjakshme, e të tjera…

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]