128
Teksa e ka mbajtur shumë private këtë periudhë, aktori Kivanç Tatlitug është parë këtë fundjavë për herë të parë në publik, në Bodrum.
Ai është transferuar me partneren dhe djalin e tij në qytetin bregdetar ku janë fotografuar duke marrë rreze në zonën e plazhit.
Në fotot e kapura nga paparaci, partnerja e tij shihet me të voglin teksa e mban në krahë.
“Tani për tani, është biond, por duket se ka hijen e së ëmës”, – shkruajnë mediat turke për të voglin.