fbpx

Dy persona do të ngrenë padi ndaj Madonna-s pas koncertit të fundit, por përse?

nga Revista Kosovarja

Madonna do të përballet me një padi jo edhe aq të zakontë, teksa dy fansa të saj e akuzojnë për “reklamim të rremë”, pasi shfaqjen e saj të fundit në Brooklyn, e nisi më shumë se 2 orë me vonesë. Ylli i pop-it nuk ka qenë aspak e përpiktë me orarin dhe fansat e saj janë detyruar të presin për më shumë se 2 orë, ndërsa ishte njoftuar se koncerti duhet të niste në orën 20:30, por rreth orës 10:30.

Sipas shumë personave që kanë qenë pjesë e koncerteve të saj, Madonna ka bërë të njëjtën gjë edhe në 3 shfaqjet e fundit në New York, teksa individët që e paditën, bënë edhe një deklaratë në platformën “X”:

“Nuk më intereson fare se je Madonna!. Nëse je me shumë vonesë, thjesht je e pasjellshme. Koncerti ishte fantastik, por respekti për njerëzit dhe fansat jo.”

Një burim pranë stafit të Madonna-s bëri me dije për “Page Six” se problemet dhe vonesat në fakt lidhen me audion në koncertet dhe nuk është dicka e bërë me qëllim e me gjasë ky do jetë edhe qëndrimi që do të mbajë edhe ndaj padisë.

Kujtojmë se Madonna i është rikthyer koncerteve pas një mungese të gjatë, kryesisht për shkak të problemve shëndetësore.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]