fbpx

Dy persona rrahin një tjetër në Burgun e Dubravës

nga Revista Kosovarja

Një person është rrahur nga dy të tjerë në Burgun e Dubravës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, dy të dyshuarit e kishin sulmuar fizikisht viktimën, duke i shkaktuar atij lëndime.

Rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”.

“Dubravë, Istog 07.05.2023 – 18:30. Raportohet se dy të dyshuar kosovar e kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Në konsultim me prokurorin rasti iniciohet si më lartë”, thuhet në raportin policor.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]