fbpx

Dy sulmues serbë po trajtohen në Novi Pazar, MPB e Serbisë gjatë gjithë natës ka qëndruar para hyrjes së spitalit

nga Revista Kosovarja

Dy serbë të plagosur pjesëtarë të formacionit terrorist që sulmuan Policinë e Kosovës, të cilin janë larguar nga Kosova, janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm në Novi Pazar të Serbisë.

Hyrjen gjatë gjithë natës e kanë ruajtur pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, ka raportuar media serbe “Nova”.

Media serbe raportoi se Spitali i Përgjithshëm nuk po i jep askujt informacione rreth gjendjes shëndetësore të të plagosurve në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]