fbpx

E bija feston 19 vjetorin dhe Ilir Shaqiri gjeti mënyrën më emocionuese për ta uruar

nga Revista Kosovarja

Sa herë që balerini Ilir Shaqiri poston një foto të së bijës në Instagram, komentet e miqve apo fansave të tij nuk kanë fund sepse Emily, është një vajzë shumë e bukur.

Ajo sot feston ditëlindjen dhe babi Iliri e ka uruar me pak fjalë, por me një video ku tregon momentet e tyre të lumtura.

“Emily Shaqiri, je emocioni i jetës time. Gëzuar ditëlindjen”, shkruan ai krah pamjeve shumë emocionuese.

Emily, e cila është rritur në sytë e publikut tashmë ka mbushur 19 vjeç dhe kërcen si i ati ndërsa i është futur edhe karrierës si aktore.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]