Shkenda Dubova sot i ka bërë vetës një dhuratë të bukur.
Kaçurelësja bukuroshe feston sot ditëlindjen, e pikërisht këtë ditë ka lansuar bashkëpunimin e saj me Rikin, shkruan “Kosovarja”.
Ani pse ditë më parë u deklaruar se po tërhiqet nga muzika këngëtarja është siguruar që ky projekt sikur gjithë të tjerët të mbahet mend nga publiku.
Shkenda shpesh është komentuar edhe për pamjen e saj të jashtme, që çdo herë ka pasë arsye të fortë edhe për tu komplimentuar.
Ajo po ashtu është treguar mjaft e zonja edhe në biznisin e saj, me të cilin po korr mjaft suksese.
E për këtë ditëlindje Shkendës stafi i jonë i uron shëndet e shumë suksese tjera në të ardhmen.
Gëzuar./Kosovarja/
https://www.instagram.com/p/CNSqUtIHxm6/?utm_source=ig_web_copy_link