fbpx

E dehur me raki, 26-vjeçarja vodhi shkronjat e varrit të komandantit Adem Jashari në Prekaz

nga Revista Kosovarja

Kompleksi memorial ‘Adem Jashari’ në Prekaz të Poshtëm të komunës së Skenderajt ku prehen trupat e 56 anëtarëve të familjes Jashari që humbën jetën në betejën e lavdishme të 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998, është ndër vendet më të vizituara në Kosovë.

Por dikush që shkoi për vizitë atje, u kujdes që në mënyrë tinëzare të marrë diçka si kujtim me vete.

Një 26-vjeçare nën ndikimin e alkoolit, ka hequr dhe ka marrë me vete shkronjat që ndodhen mbi varrin e komandantit, Adem Jashari.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, ndërsa më vonë u identifikua edhe e dyshuara e cila u shoqërua në stacion policor për intervistim.

Ajo para hetuesve policorë ka deklaruar se ato i mori që t’i mbajë kujtim.

Me urdhër të prokurorit, ndaj saj është iniciuar rasti ‘Dëmtimi, shkatërrimi dhe nxjerrja e paautorizuar e monumenteve ose objekteve të mbrojtura jashtë Republikës së Kosovës’ dhe e njëjta është dërguar në mbajtje për 48 orë.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]