fbpx

E dëshpëruar nga ndarja me bashkëshortin, 32-vjeçarja në Prizren tenton t’i japë fund jetës

nga Revista Kosovarja

Vetëvrasja është fenomen shqetësues në rritje në shoqërinë tonë. Faktorë rreziku që shtyjnë drejt këtij veprimi shpeshherë mund të jenë gjendja e rënduar psikologjike dhe emocionale, depresioni, ankthi, bipolarizmi, abuzimi me alkool dhe substanca narkotike e gjendja e vështirë ekonomike.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në qytetin e Prizrenit, ku një grua dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së saj.

Burimet bëjnë me dije se 32-vjeçarja kishte hipur në katin e katërt të një ndërtese, prej ku kishte tentuar të hidhet poshtë.

Lidhur me rastin është njoftuar Policia, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur që ta bindin viktimën të tërhiqet pas.

Motivi që e shtyu gruan të bëjë këtë veprim, dyshohet të jetë fakti që ajo ndodhet në procedurë divorci me bashkëshortin e saj.

Viktimës i është dhënë ndihmë mjekësore, teksa me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Tentim vetëvrasje’.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]