fbpx

E dhimbshme: I moshuari në Prizren vdes duke pritur për ta marrë pensionin

nga Revista Kosovarja

Një burrë është gjetur i vdekur të martën pasdite në Prizren. Vdekja e tij është konfirmuar pasi u dërgua në spital, ndërsa Policia ka nisur hetimin.

Sipas Klan Kosovës, viktima është një burrë i moshuar nga familja Poniku, i moshës rreth 74-vjeçare, i cili u gjet i shtrirë pa shenja jete.

Sipas informacioneve të para, i ndjeri ka qenë para një aparati të bankomatit, duke pritur për ta tërhequr pensionin.

Pasi është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren, ekipi mjekësor vetëm e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]