Në shekuj kuptimi i luleve ka mbetur i ndryshëm, mjaftojnë vetëm disa këshilla apo sugjerime për të mos gabuar në zgjedhjen e rastit.
Manushaqja simboli i kujtimit të një dashurie, dhurohet vetëm në rrethana të duhura.
Aguliçja është lulja e parë që njofton ardhjen e pranverës dhe simbolizon në vazhdimësi një dashuri të re, të pamenduar.
Livanda simbolizon mungesën e besimit në të ardhmen.
Luledielli nënkupton lajkataren dhe mirënjohjen.
Manjola (Magnolia) gjithnjë ka simbolizuar ogurin e dinjitetit, elementë të shumëtrajtuar në art, pikturë, por edhe në dashuri me të gjitha nënkuptimet.
Vishnja, një nga lulet e bukura e të famshme në Japoni, përfaqëson mbi të gjitha në këtë vend, lidhjen me traditën dhe tensionin drejt së ardhmes dhe zhvillimit. Në përgjithësi janë simbol i edukimit, dashurisë dhe pasionit.
Mimoza nënkupton modestinë dhe maturinë.
Dafina e përdorur në antikitet për të zbukuruar kokat e luftëtarëve fitues në luftërat e zhvilluara, pra simbolizon lavdinë dhe kurajën.
Orkidea ka një ndjesi me sensualitetin dhe tërheqjen. Ajo është konsideruar si një lule afrozodiziake dhe është përdorur shekuj më parë për përgatitjen e një lidhje dashurie.
Zambaku, lule perëndimore, e pafajësisë, pastërtisë dhe virtytit femëror të mbrojtjes, kur i dhurohet një gruaje nënkupton mirënjohjen.
Krizantema e njohur nga të gjithë si lule kompozuese e tufave, në Japoni përdoret gjerësisht në ceremonitë martesore, në Angli është lulja që dhurohet në raste lindjesh. Për çdo rast krizantema përfaqëson paqen.
Karafili i kuq është simbol i admirimit dhe lavdisë, ai i bardhi dashurinë dhe pastërtinë.
Shpatorja në të kundërt është lulja që nënkupton antikitetin e mitologjisë greke. Përfaqësonte figurën e iridit, lajmëtaren e perëndive në shekuj.
Jasemini ëmbëlson çdo ambient e përfaqëson kënaqësinë dhe dëshirën për dashuri.
Lule kamomili e ngjashme me margaritën përfaqëson aftësinë për t’ia dalë mbanë në situata të ndryshme me një sjellje prej të duruari dhe ruajtje të qetësisë.
Gruri nga forma e veçantë është simbol i shpirtit të gjerë. Kur dhurohet luhja e grurit merr kuptimin e vlerësimit të bukurisë së personit që ke përpara dhe një respekti të madh për të.
Tulipani për persët konsiderohej simboli i dashurisë së përjetshme dhe dhurohej në tufë të madhe sipas ngjyrave, kjo për t’u dëshmuar femrave se ishin të çmendura pas tyre.