fbpx

E gjithë studioja në lot – Surpriza e Lauretës për ditëlindjen e Rrushes i përloti të gjithë

nga Revista Kosovarja

Puntata e sotme e Për’puthen nisi me një surprizë shumë të bukur për Rrushen e cila feston ditëlindjen e 25-të.

Laureta hyri në studio me një tortë dhe një buqetë gjigante me lule. Kjo nuk ishte surpriza e vetme pasi ajo kishte përgatitur edhe një video-mesazh ku tregonte rreth marrëdhënies së tyre, njëkohësisht edhe shfaqeshin foto nga fëmijëria.

Rrushja ishte shprehur se nuk dëshironte ta festonte ditëlindjen sepse i mungonte motra e saj binjake.

Kjo ishte hera e parë që ato qëndronin të ndara në një ditë kaq të lumtur për të.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]