fbpx

“E ka bërë për mua!” Sabiani i plotëson dëshirën Ilirit, bën një këngë për të

nga Revista Kosovarja

Nëse ka një video të Ilirit që është bërë virale këtë “Big Brother VIP”, është momenti kur ai dëgjon këngën e re të Sabianit dhe thotë “E ka bërë për mua!”. Kënga titullohet “Tradhtare” dhe siç mund të kuptohet nga titulli i dedikohet një tradhtie. Andaj, videoja e Ilirit u bë meme dhe bëri xhiron e rrjetit.

Megjithatë, Sabiani i kishte premtuar se do bënte një këngë për të dhe dje ka publikuar këngën më të re, e cila i dedikohet rrugëtimit të tij relativisht të gjatë në “Big Brother VIP”. Kënga titullohet “Për Ju” dhe vjen në bashkëpunim me Helios.

Kënga është publikuar edhe me një klip ku në hyrje të tij del momenti ku Iliri thotë “e ka bërë për mua këtë” dhe momenti kur Sabiani i thotë “të gjitha për ty janë”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]