Jasmin Kadriu ishte së fundmi e ftuar në “Prive”. Gjatë intervistës nuk munguan pyetjet rreth “Përputhen”, të cilave ajo iu ktheu përgjigje pa hezituar.
Ndër të tjera, Jasmina zbuloi se Sindin e ka bllok në Instagram. Ajo nuk e kurseu një thumb për 24-vjeçaren, teksa tha se duhet të ulet me këmbë në tokë.
“Sindi nuk e kupton që mund të kesh vetëpëlqim, mund t’i thuash vetes që je më e mira, je më e mira, por kur del në jetën reale nuk rrotullohet asgjë rreth teje. Do t’i thoja vetëm të ulet me këmbë në tokë dhe për mua është shumë në rregull”, u shpreh Jasmina.