fbpx

“E kam kërkuar Romeon te njerëzit e humbur”, Jul Deda nuk kursen ironitë për vëllezërit Veshaj

nga Revista Kosovarja

Moderatorja Erjola Doçi intervistoi Jul Dedën në emisionin më të ri që startoi në Top Channel, Top Arena.

Mes shumë pyetjesh për jetën personale, Erjola nuk i kurseu pyetjet as për Big Brotherin, ku Juli doli në vendin e dytë pas Egla Cenos që rrëmbeu fitoren.

I pyetur nëse e ka takuar Romeon që pas daljes nga BBV, Juli tha me ironi se e ka kërkuar ‘te emisoni i të humburve’, ndërsa shtoi se e ka telefonuar por i ka dalë i fikur.

“E kam kërkuar te emisionet për të humburit, po e kërkojmë. I kam rënë më ka dalë i fikur. Jam unë dashuria e tij e parë”-tha Juli.

Aktori nuk kurse ironinë as për vëllanë e Romeos, Donaldin.

“Mes Donaldi Ilirit, Luizi t dhe teje, kush do e fitonte BBV?”-e pyeti Erjola.

“Të mos na qante do e merrte Donaldi, fitorja do diskutohej mes meje dhe Ilirit”-tha Juli.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]