fbpx

E kërcenoi në këngën e tij, Pete Davidson ka reaguar në mënyrën më të papritur ndaj Kanye West

nga Revista Kosovarja

Pete Davidson, ylli 28-vjeçar i “Saturday Night Live” me sa duket nuk është shqeyësuar nga thirrja në një fragment në këngën e re të papublikuar të Kanye West.

Një burim tha për “HollywoodLife” se komediani padyshim nuk ishte i shokuar apo i befasuar kur reperi këndoi për rrahjen e Pete, se është i lidhur me ish gruaj e tij, Kim Kardashian. “Pete thuajse e priste të referohej nga Kanye në një këngë herët a vonë dhe në vend që ta urrente, ai absolutisht e do atë dhe mendon se është qesharake,” tha burimi i brendshëm.

“Ai nuk dëshiron të konfliktojë me Kanye; ai e respekton Kanye-n pasi ai është ende babai i fëmijëve të Kim-it dhe kjo është e rëndësishme dhe pandryshueshme”, vazhdoi burimi. “Ai e sheh të qenit në një këngë të Kanye pothuajse si një përkëdhelje pas shpine dhe sinqerisht diçka shumë interesante. Pete e di që do të jetojë përgjithmonë tani që është pjesë e një kënge të Kanye-s.” Vetëm për t’u përmendur nga artisti me famë botërore “ia vlen të gjitha” për vendasin e Staton Island.

Në këngën e re të Kanye të titulluar “My Life Was Never Eazy”, ai këndon: “Zoti më shpëtoi, vetëm që të mund të mposht Pete Davidson”. Klipi i shkurtër audio u shpërnda në “Twitter” me një foto të Kanye dhe partneres së tij të re romantike Julia Fox. Kanye gjithashtu postoi pak nga kënga në “Instagramin” e tij të enjten, më 13 janar, duke publike kopertinën me një statujë avangarde të një kafshe.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]