fbpx

E kritikuan për mënyrën si po e rrit djalin, Klea Huta i kthehet keq ndjekëseve

nga Revista Kosovarja

Klea publikoi një video nga Dubai ku shfaqej me djalin e saj, Krid, teksa ishte hasur me vështirësi në momentin që po i ndërronte pelenat atij, pasi nuk kishte vende të dedikuara për nënat me fëmijë.

Video-ja e publikuar ka marrë mjaft reagime dhe mesa duket edhe kritika nga disa gra.

“Për çfarë i bëni fëmijët, s’e kuptoj, kur përtoni t’i mësoni?! Cohu o grua natën e ditën e çoje fëmijën në tualet se gjynah.”

“Të drejtë ka komentuesja për Zotin. Nuk është aspak normale që fëmija të jetë me pelena në atë moshë”-kanë qenë disa nga komentet që kanë shkaktuar zemërimin e Kleas.

“Mua më vjen keq për këta njerëz. As më ndikojnë fare në mënyrën si dua ta rris Kridin e se si dua që të edukohet. Jam e lumtur që ka një komunitet shumë më të gjerë që më shkruajnë – jo se që më mbështesin, sepse nuk kam nevojë për mbështetje në këtë pikë se për fëmijën e di unë se si i bëj gjërat dhe çfarë është më e mira për të – por jam e lumtur që ka njerëz që kanë avancuar, që i rrisin fëmijët jo me dhunë dhe trauma. Që i rrisin fëmijët duke i mësuar që t’i bëjnë gjërat kur fëmija të jetë gati, jo kur duan prindërit”-ka shkruar ajo.

Më tej ajo shkruan edhe fjalët e mëposhtme, që tregojnë edhe se sa vlejnë këto kritikat e grave të tjera për të, për mënyrën si po e rrit djalin.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]