fbpx

E kritikuan se u fut në mes të një çifti, Elhaida: Nuk jam këtu për të edukuar një popull!

nga Revista Kosovarja

Pas një lumë komentesh negative dhe paragjykimesh nga publiku, Elhaida dhe Lediani kanë zgjedhur që t’u japin përgjigje të gjithë atyre që e kanë kritikuar për lidhjen e tyre.

Lediani ka treguar edhe arsyen se përse nuk reagoi kur të “gjithë kryqëzuan” Elhaidën, si një person i tretë që u fut në mes të një çifti.

E kritikuan se u fut në mes të një çifti! Elhaida: Nuk jam këtu për të edukuar një popull! Arsyeja pse nuk reagoi LedianiElhaida Dani dhe Lediani

 

Pas një lumë komentesh negative dhe paragjykimesh nga publiku, Elhaida dhe Lediani kanë zgjedhur që t’u japin përgjigje të gjithë atyre që e kanë kritikuar për lidhjen e tyre. Lediani ka treguar edhe arsyen se përse nuk reagoi kur të “gjithë kryqëzuan” Elhaidën, si një person i tretë që u fut në mes të një çifti.

Lediani: Se kam bërë nuk e bëra dot, unë kam dashur ta bëj diçka të tillë e menduam të dy dhe thamë jo, nuk e menduam që do të ,merrte këtë lloj përmase, edhe kur është dhënë videoja kemi menduar të ndahej kjo copëz e ta ,banim për vete, kjo është shumë reale, e ndjejmë-njëri tjetrin dhe aq.

Nxiti mjaft reagime në rrjet, Elhaida Dani reagon për herë të parë pas komenteve për lidhjen me Ledianin: S’kam thyer asnjë kod moral

Nxiti mjaft reagime në rrjet, Elhaida Dani reagon për herë të parë pas komenteve për lidhjen me Ledianin: S’kam thyer asnjë kod moral
Elhaida Dani: Ka qenë një javë shumë intensive kjo që kaluam, kishim vendosur të mos reagonim asnjëri, unë nuk jam këtu për të edukuar një popull të tërë por duke qenë se jam një personazh publik kam një lloj përgjegjësie kur bëj veprimet e mia në sy të publikut, e ndjeja të nevojshme të sqaroja vendin tim, fjalët nuk do të mbarojnë kurrë. Jemi të rritur të dy, nuk ka mundësi të mos kishim lidhje më para, nuk kemi thyer asnjë kod moral, jemi shumë të lumtur sot dhe ndihemi shumë me fat e jemi të lumtur që ndodhi këtu se duam ta kemi kujtim gjithë jetës dhe uroj të na lejojnë ta jetojmë. Kjo gjë është e vërtetë nga fillimi e deri kur të zgjasë. Disa gjëra duhet ti mbajmë edhe për vete.

Puthja mes Ledianit dhe Elhaida Danit foli më shumë se çdo fjalë. Këngëtarja e njohur dhe balerini i saj në “Dancing With The Stars” përpos partnerë në skenë në këtë spektakël tanimë janë edhe partnerë në jetë. Pas bërjes publike të romancës me Elhaidën, doli në dritë edhe fakti që ai prej vitesh ka qenë i fejuar me një bionde simpatike të quajtur Ditjona Bora, lidhje e cila nuk ka shumë që ka përfundur. Ndonëse arsyet e ndarjes nuk janë bërë kurrë të ditura.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]