Thuhet, s’ka gjë më të fortë se njeriu!
Pse?
Se, “e liga i ra lisit e u tha; i ra gurit e u çau; i ra malit e u shembë; i ra lumit e u shterë…
E, kur i ra njeriut – duroi…”
Andaj, a ka gjë më të fortë se njeriu?!
*
Një plak, duke ecur rrugës i pa dy fëmijë teksa grindeshin për një arrë.
U tha: “Më lejoni t’ua ndaj të dyve!”.
E theu arrën. Por, kur pa se brendia e saj ishte bosh, me butësi u tha: “Kjo është arra për të
cilën grindeni! A ia vlen?!”.
*
Dashuria është një luftë ku nuk ka të vrarë, por
të plagosur në shpirt po!
Përherë jemi në vendin ku janë mendimet tona, por jo edhe në vendin ku është trupi ynë…
Njerëzve fillon t’u mungosh kur të shohin të
lumtur me dike tjetër!
Njerëzit të bëjnë ta duash edhe vetminë!
*
“Shpinën ta kthejnë ata që s’kanë fytyrë”,
thoshte im plak.
E, nëse nuk largohesh nga njerëzit e gabuar,
kurrë s’do të takohesh me të duhurit…
Plaku di shumë, por nuk e pyet kush!
Diellin të gjithë e duam, por kur na djeg ikim nën hije!
Kur ngrihesh, shokët e kuptojnë kush je.
E, kur rrëzohesh e kupton se kush janë shokët…- më thoshte plaku / gani dili
158