fbpx

E mitura lind fëmijë, mashkulli në arrati

nga Revista Kosovarja

Në repartin e Gjinekologjisë në Qendrën Universitare të Kosovës, një vajzë e mitur ka lindur fëmijë.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së martës, ndërkaq e mitura raportohet të jetë nga Gjakova.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se dyshohet se e mitura ka bashkëjetuar me një burrë i cili gjendet në arrati.

“Gjakovë, 22.06.2021-06:30. Është raportuar se në repartin e gjinekologjisë QKUK, viktima femër kosovare (e mitur) ka lindur fëmijë dhe dyshohet se ka bashkëjetuar me të dyshuarin mashkull kosovar i cilin gjendet në arrati”, ka bërë të ditur policia.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]