Vala

Nuk është e rastësishme që marrin klikime të jashtëzakonshme në çdo paraqitje, si muzikore ashtu edhe në aktivitetet tjera.

Me zërin dhe këngët e tyre janë të parat e zhanrit popullor, shkruan “Kosovarja”.

Motrat Mustafa janë të pranishme për dekada në skenën muzikore, duke bërë për vete kështu të gjithë publikun shqiptarë.

Ato janë aq të dashura dhe të respektuara nga të gjithë.

Përveç muzikës që bëjnë, për to flitet e shkruhet çdo ditë.

E duke qenë se ka jo pak lexues që duan ta dijnë se cila prej motrave Mustafa është e para dhe cila sugaresha, kësaj pyetjeje i përgjigjen ato vet me postimin e sotëm të kesaj fotografie në Instagram.

Është sugaresha Lulja ajo që e ka ndarë me publikun fotografinë me motrën e saj të madhe Kumrijen.

Tetë motrat Mustafa ngjajnë secila me njera tjetrën dhe veç dy motrave – Sahides e Safetes , që janë më të njohura vështirë e kanë njerëzit t’i dallojnë të tjerat për shkakë të ngjashmërisë së madhe.

Ndryshe kënga ‘Çika e nanës‘, e Motrave Mustafa është projekti i fundit që ato kanë realizuar dhe që ka arritur 1 milionë shikime në kanalin zyrtar ‘YouTube‘, për vetëm tri ditë./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË