fbpx

U kritikua dhe u ofendua shpesh për peshën, Enca zbulon arsyen e kilogramëve të tepër të saj

nga Revista Kosovarja

Enca Haxhia është nga këngëtaret më të përfolura shqiptare, e cila qëndron vazhdimisht aktive në rrjetet sociale duke zbuluar detaje nga përditshmëria dhe karriera e saj.

Këngëtarja është përfolur shpesh për peshën e saj, për të cilat ka vendosur të flasë ajo vet së fundmi.

Përmes një postimi në InstaStory ajo ka zbuluar arsyen e disa kilogramëve të tepërt të saj.

“Kam shtuar peshë këtë vit nga aksidenti në këmbë, por ende ndihem bukur si gjithmonë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e videos.

Kujtojmë që Enca pas një lëndimi shumë serioz në këmbë, operimit dhe muajsh fizioterapi, u rikthye me disa hite verore, por nuk mbajti asnjë koncert duke thënë se ka nevojë të merret me veten e saj këtë kohë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]