51
Ish bashkëshorti i këngëtares Fjolla Morina, biznesmeni i njohur Fisnik Syla, ka treguar se e ka humbur një person shumë të dashur për të.
Syla ka bërë të ditur se e ka humbur vajzën e dajës, që siç tregon paska luftuar me një sëmundje të rëndë.
Kjo ikje e hershme e të resë, ka tronditur familjen, shkruan “Kosovarja”.
Biznesmeni, ka treguar se e ndjera i kishte plotësuar boshllëkun e motrës së munguar në jetën e tij.