fbpx

E veshur me fustan me mbishkrime arabe, pakistanezja shpëtohet nga policia pasi u akuzua për blasfemi

nga Revista Kosovarja

Një turmë e zemëruar në Pakistan akuzoi për blasfemi një grua që kishte veshur një fustan të stolisur me kaligrafi arabe, pasi i ngatërroi me vargje të Kuranit.

Ajo u shpëtua nga policia që e shoqëroi në vend të sigurt. Më vonë ajo kërkoi falje publike.

Veshja ka fjalën “Halwa” të shtypur me shkronja arabe, që do të thotë e ëmbël në arabisht.

Blasfemia dënohet me vdekje në Pakistan. Disa njerëz janë linçuar edhe para se rastet e tyre të dalin në gjyq.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]