fbpx

E vetmja e cila dhimbjen tënde e ndjen më shumë se ti..

nga Revista Kosovarja

E vetmja që nuk dorëzohet kurrë, edhepse është e lodhur.
E vetmja e cila qeshet me ty dhe kur gëllënka e lotit i ka mbetë në fyt.
E vetmja e cila të jep dashurinë nga zemra, fjalët nga shpirti, bukën nga goja..
E vetmja që edhe kur gabon të falë dhe të pranon sikur asgjë s’ka ndodhur.
E vetmja e cila nuk të ndrron me asgjë në këtë botë, po iu afruan miliona e pallate.
E vetmja e cila dhimbjen tënde e ndjenë më shumë se ti, ku do kishte pranuar sikur të mundte ta bante barrën tënde, që vetëm ti të ishe e lumtur!
Nëna yte, po vetëm nëna yte e askush tjetër!

Autore: Emine Bajrami

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]