fbpx

‘Ecja në natyrë’ si terapi me recetë nga mjekët

nga Revista Kosovarja

Mjekët në Skoci përshkruajnë paralel me recetën e barërave edhe ecjet në natyrë pacientëve të tyre.

Ky është programi i parë i këtij lloji që do të jetësohet në Britaninë e Madhe.

Përshkrimi i ecjes në natyrë, parasheh që të ketë ndikimin në uljen e shtypjes së gjakut, shqetësimit dhe të rrisë lumturinë për pacientët e sëmurë nga diabeti, sëmundjet mendore, stresi, sëmundjet e zemrës, dhe të prekur nga sëmundjet e tjera.

Janë edhe disa aktivitete të tjera që e shoqërojnë programin, e të cilat mund të përshkruhen nga mjeku. Disa prej sugjerimve hynë edhe shëtitja me qen, ndjesia e barit në pranverë, shijimi i erërave të forta dhe detit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]