fbpx

“Edhe 100 shpirto”, Ilir Shaqiri publikon videon e së ëmës balerinë duke kërcyer këngën “Bella”

nga Revista Kosovarja

Nëna e balerinit të njohur Ilir Shaqiri feston sot ditëlindjen.

Desi, një balerinë e njohur e Teatrit të Operas dhe Baletit prej disa vitesh jeton në Itali dhe më herët ka punuar me të birin në Akademinë e tyre të kërcimit.

Iliri ka publikuar një video të saj duke kërcyer ndërsa në sfond është kënga “Bella” e Maître Gims.

“Edhe 100 të tjera shpirto”, shkruan balerini ndërsa shihet teksa qesh bashkë me të ëmën.

Video ka marrë reagime të shumta ndërsa të gjithë e komplimentojnë Desin, e cila kërcen si një flutur.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]