fbpx

Edhe lidhja martesore mes Tunës me Patrisin u bë – Na ishte dikur…

nga Revista Kosovarja

Dje ka festuar ditëlindjen e katërt djali i Altuna Sejdiut dhe Patris Berishës, Tiani.

Tashmë ka një kohë prej kur Tuna dhe Patrisi janë ndarë, lajm ky që bëri bujë në mediat gjithandej, shkruan “Kosovarja”.

Pas ndarjes, Tuna vendosi ta lë Prishtinën, ku jetonte për disa vite dhe u shpërngul në Shkup bashkë me djalin, të cilit ajo ia ndërroi edhe mbiemrin në rrjete sociale, nga Berisha në Sejdi, që gjithashtu rezultoi një bujë të madhe dhe reagime nga familja Berisha.

Sidoqoftë, në këtë periudhë Tuna gjithë vëmendjen ia ka kushtuar djalit të saj dhe rritjes së shëndoshë të tij, duke i organizuar kështu një festë jashtëzakonisht të bukur për ditëlindje.

“4 vite jetë, shpresë, dashuri dhe lumturi pafundësisht gëzime duke parë çdo mëngjes buzëqeshjen tënde duke ndjerë çdo mëngjes përqafimet më të ngrohta e sinqerta të marra ndonjëherë. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime e parë”, me këto fjalë e ka uruar Tuna djalin.

Në disa fotografi të publikuara në llogarinë e djalit të saj në Instagram, nuk shihet askund babai i tij, shkruan “Kosovarja”.

https://www.instagram.com/p/COYBtJHFXgl/

Në anën tjetër Patrisi ka ndarë një imazh të djalit derisa ka shkruar: “Tian Patris 4”, teksa mori edhe komente të shumta nga miqtë, që e uruan për ditëlindjen e djalit të tij.

Arsyet e ndarjes asnjëri nga ta nuk i ka bërë publike deri tani. /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]