fbpx

‘Edhe mund ta fitoj’, Bes Kallaku pjesë e Big Brother VIP 3?

nga Revista Kosovarja

Bes Kallakun mund ta shohim në “Big Brother VIP Albania”, madje ai shprehet se edhe mund ta fitonte. I ftuar në “Top Albania Radio” aktori tha se:

“Kurrë mos thuaj kurrë por unë nuk e shoh veten i mbyllur në shtëpi. Mund ta provoj, por jam i bindur që do dal. Nuk i dihet edhe mund të fitoja sepse ne nuk e kuptojmë kurrë presionin që është aty brenda pa qenë aty brenda.”

I pyetur se në çfarë pike janë emisionet dhe spektaklet e humorit sipas tij, Besi u shpreh:

“Unë kam përshtypjen që nuk janë në pikën e tyre më të mirë. Spektaklet e humorit në Shqipëri janë marrë nga Italia. Po themi “Portokallia” është një simotër e “Zeling” edhe ato bënë një stop prej 5-6 vitesh sepse konsumi i çdo jave dhe dalja në skenë çdo javë është një konsum i jashtëzakonshëm. Duhet të shkruash dhe të jesh aktual. Kam përshtypjen që nuk janë në momentin e tyre më të mirë sidomos emisionet me shumë aktorë. Trend i momentit janë ‘Reality Show’ këto po funksionojnë.”

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]