fbpx

Edhe sot kolona të gjata në kufi me Shqipërinë

nga Revista Kosovarja

Qytetarët e Kosovës edhe sot kanë zgjedhur ta lëshojnë vendin për fundjavë, duke u nisur drejt Shqipërisë

Sipas mediave kosovare, në kufirin Vërmicë-Morinë janë shkaktuar kolona të shumta.

E njëjta ndodhi edhe të premten, kur u njoftua se mbi 13 mijë qytetarë të Kosovës e kanë kaluar kufirin Kosovë-Shqipëri.

Kjo ka ndodhur për shkak të masave të marra nga Qeveri e Kosovës, përkatësisht nga Ministri e Shëndetësisë për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Këto masa ndalojnë qarkullimin e qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00, përveç në raste urgjente.

Shërbimet e gastronomisë janë obliguar të pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 7 prill deri më 18 prill. Ato lejohen të punojnë vetëm me shërbimet “merr me vete”, “dërgesë me porosi” apo marrjes së porosive pa u larguar nga makinat.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]