fbpx

Edhe Unikkatili e uron 17 shkurtin me foto të veçantë

nga Revista Kosovarja

Reperi ka uruar 13 vjetorin e Pavarësisë.

Me një imazh të heroit legjendar Adem Jashari, Unikkatil ka zgjedhur të uroi Pavarësinë e Kosovës.

Në fotografinë e publikuar, ai shkroi edhe një urim në gjuhën shqipe. “Urime Pavarësia, Kosova ime. Dardania e Shenjtë”, ka shkruar Unikkatili.

Postimin për urimin e Pavarësisë, reperi e ka publikuar në profilin e tij zyrtar në Instagram.

Ndryshe, Unikkatili nuk është aktiv me postime në rrjete sociale dhe pas një kohe të gjatë ka publikuar këtë postim duke uruar 13 vjetorin e Kosovës shtet.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]