fbpx

Edi Furra madhështor në skenën e “Këngë Moj”, kolegët i përkulen zërit të tij

nga Revista Kosovarja

“Këngë Moj” është spektakli televiziv i përjavshëm që sjell në skenë yjet e mëdhenjë të muzikës shqiptare duke interpretuar live.

Në javën e fundit të këtij shou, skena u pushtua nga artistët e Malësisë së Gjakovës, e ku vëmendjen më të madhe e mori i madhi këngës popullore gjakovare, Edi Furra.

Artisti i shquar nga qyteti i traditës dhe kulturës, ka interpretuar një kolazh këngësh të mrekullueshme gjakovare, që kanë quar peshë të pranishmit.

Edi ka lënë zemrën në skenën e “Këngë moj” dhe kjo iu shpërblye me komente të jashtëzakonshme nga kolegët e pranishëm, të cilët e vlerësuan me notën maksimale paraqitjen e tij.

Edi Furra aktualisht është këngëtari më potent, i pëlqyer dhe më i angazhuar i muzikës popullore në Kosovë dhe në shumë troje të tjera shqiptare. /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]