fbpx

Edi Furra sjelli në jetë veprën jetësore “25 vjet me Edin, çerek shekulli këngë magji”

nga Revista Kosovarja

Këngëtari i muzikës së mirëfilltë, Edi Furra, mbrëmë ka vënë në skenë recitalin e tij të parë me titull “25 vjet me Edin, çerek shekulli këngë magji”.

Në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, në praninë e figurave të rëndësishme të jetës publike, por edhe familjarëve, miqve e dashamirëve të këngës, Edi Furra ka sjell një koncert solistik të jashtëzakonshëm.

“25 vjet me Edin, çerek shekulli këngë magji”, ishte një shfaqje e rrallë muzikore ku këngëtari interpretoj këngë nga repertori i tij që përfshinë të gjitha trojet shqiptare. Koncerti me 20 interpretime, filloi me këngën “Kenke nuri bukurisë” dhe u mbyll me këngën “Bishtalecat,” i shoqëruar gjithnjë nga një orkestër profesionist që krijojë atmosferë festive të muzikës popullore shqipe.

“Kjo që realizova sonte, ishte ëndërr imja dhe jam i lumtur që këtë ma mundësoi publiku i zjarrtë në sallë”, ka thënë këngëtari, duke falënderuar njëkohësisht udhëheqësin artistik Florent Boshnjakun dhe gjithë ekipin e tij.

Foto: Shkelzen Rexha

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]