fbpx

Edi Rama e injoron komplet ngjarjen tragjike në Velipojë

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një fotografi të Velipojës me mbishkrimin ” Mirmëngjes nga Velipoja e dashur”. Por ai nuk e ka thënë asnjë fjalë për ndodhinë tragjike, ku për disa çadra plazhi mbetën të vrarë 4 persona dhe disa të plagosur.

Ishin komentuesit, të cilët reaguan ashpër ndaj kryeministrit shqiptar dhe e qortuan për injorimin e ngjarjes.

Sipas të dhënave zyrtare të policisë shqiptare, në këtë konflikt kanë vdekur katër persona teksa janë plagosur edhe katër të tjetër.

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se rasti ka ndodhur mbrëmë në Pulaj Plazh, teksa në mesin e të vrarëve është edhe një 20-vjeçar.

Gazetari i ABC, Simon Shkreli sjell kronologjinë dhe detajet nga masakra në veri, që tronditi përpos vendasit edhe turistët duke ndikuar në imazhin e Shqipërisë.

Menjëherë pasi kanë mësuar lajmin të parët që kanë shkuar në vendin e ngjarjes në një rrugicë mes dy bizneseve të palëve të përfshira ishin familjarët në britma dhe lot.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]