Gazetarja e famshme italiane, Diletta Leotta, ka shpërndarë fotografitë festive, në të cilat pozon para një peme të dekoruar të Krishtlindjeve.
Bukuroshja i ka shpërndarë këto imazhe në profilet e saja në rrjetet sociale ku ka vënë në pah edhe një herë figurën e formësuar.
Ajo ka veshur një fustan të shkurtër ngjyrë bezhë me mëngë të gjata. E gjithë gjatësia e pëlhurës është e mbuluar me tema, ndërsa prerja në pjesën e përparme theksoi dekoltenë e gazetares.
Në komentet poshtë postimit, ndjekës të shumtë e vlerësuan dukjen e saj dhe e uruan për festat e fundvitit me një sërë komplimentesh.