fbpx

Edita Sopjani po martohet- shpalosë detajet e dasmës

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja e moderatorja e njohur Edita Sopjani së shpejti do t’i jap fund beqarisë.

Ajo do të kurorëzohet në muajin korrik, ku pritet të mbajë një dasmë duke i respektuar rregullat e caktuara nga ministria.

Edita për Indeksonline tha se nuk ka shumë të ftuar, duke dashur që këtë ditë të kenë personat më të afërt.

“Kemi ftuar më shumë familjar, miq dhe rrethin e ngushtë duke respektuar rregullat” tha ajo.

Në dasmë do të këndojë këngëtari i mirënjohur Afrim Muqiqi i cili në çdo vend ku merr pjesë kujdeset të ndez atmosferën me hitet e tij.

“Për këtë natë speciale ne kemi përzgjedhur Afrimin për të kënduar” tha ajo.

Epo ç’na mbetet tjetër veçse t’i urojmë jetë të lumtur bashkëshortore.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]