fbpx

Edmond Lajçi dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij, Gjyljeta Ukella

nga Revista Kosovarja

Edmond Lajçi është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij, Gjyljeta Ukellës në muajin prill të këtij viti në Pejë.

“I akuzuari Edmond Lajçi është fajtor për shkak se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë” dhe veprën penale “mbajtja në pronësi e paautorizuar e armëvve”. Gjykata të akuzuar Edmond Lajçi e gjykon me dënim me burgim të përjetshëm”, tha gjykatësi gjatë shqiptimit të dënimit.

Sipas aktakuzës, Edmond Lajqi me datë 16.04.202 rreth orës 8:00 të mëngjesit, në banesën e tij në Pejë, ka privuar nga jeta me armë zjarri bashkëshorten e tij, viktimën Gjyljeta Ukella.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]