Edona Llalloshi, këngëtarja e njohur kosovare, vendosi të hyjë në politikë duke u bërë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.
Ajo deklaroi se synon të kontribuojë në fusha si barazia gjinore, lufta kundër dhunës në familje dhe kultura.
Sipas rezultateve të publikuara pas zgjedhjeve, Edona Llalloshi kishre marrë mbi 26 mijë vota, shkruan “Kosovarja”.
“Një hap i madh në jetën time
Ndjenjë e jashtëzakonshme të regjistrohem si deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Me këtë rast, zotohem se do të jem e përgjegjshme ne detyrën time si deputete.
Faleminderit për mbështetjen e dhënë gjatë gjithë kësaj periudhe.
44844❤️”