fbpx

Eduart Grishaj ka dy fjalë për publikun që e ndoqi

nga Revista Kosovarja

Regjisori i Big Brother, Eduart Grishaj nuk la pa thënë diçka sot në natën finale të Big Brother.

Ai ka një falënderim për të gjithë publikun që e shikoi për afro katër muaj, shkruan “Kosovarja”.

Ky është postimi i tij i plotë: “Sot është finalja e një Big Brotheri të paharrueshëm. Për nga permasat, për nga impakti dhe për nga suksesi. Dhe ky i fundit nuk ka ardhur rastësisht. Por më shumë punë, vendosmeri, sakrifica dhe dashuri të madhe për këtë program dhe për çdo njeri të përfshirë në të. Nuk ka qënë e lehtë këtë hërë të perballonim të gjithë si staf lumë fyerjesh, sharjesh dhe mallkimesh absurde por edhe pse jo pak here jemi merzitur jemi perpjekur të kuptojmë permasat e jashtëzakonshme të këtij programi që vetë ne kemi krijuar, dhe ju kemi falur:)

Ju perulemi gjithmonë publikut që na ndoqi me zemer në dorë për 4 muaj e gjysem. Të mbash mberthyer miliona prej jush dy herë në jave para ekranit per 133 ditë është një sfide e bukur dhe ne ia dolem. Te bësh bashkë një komb të tërë është veçse kenaqësi. E në fund për ata që kanë mallkuar e kanë shpresuar në deshtimin e këtij programi, suksesi është hakmarrja jonë e vetme. Faleminderit për gjithçka.”

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]