fbpx

Efektet çudibërëse të ujit të kokosit dhe mjaltit në mëngjes

nga Revista Kosovarja

Me zgjedhjet jo të shëndetshme ushqimore dhe mungesën e aktivitetit fizik, rrezikojmë shumë probleme shëndetësore. Për këtë, duhet ta nisni ditën me zgjedhjen e duhur për shëndetin. Një nga zgjedhjet më të mira është ta nisni ditën me ujë kokosi dhe mjaltë.

Përmirëson nivelet e energjisë

Nëse filloni ditën tuaj me kafe, atëherë merrni energji. Sidoqoftë, ju bëheni gjithashtu të ndjeshëm ndaj efekteve anësore të kafeinës. Kur e filloni ditën me ujë kokosi dhe mjaltë merrni energji në një mënyrë të shëndetshme pasi përmban kalium.

Përmirëson funksionimin e zemrës

Uji i kokosit dhe mjalti janë plot me minerale. Kjo pije siguron forcë në muskujt e zemrës dhe zvogëlon presionin e gjakut.

Redukton shenjat e plakjes

Kur konsumoni ujë kokosi me mjaltë në mëngjes, atëherë zvogëlohen dhe shenjat e plakjes. Kjo ndodh sepse pija është plot me vitaminë A dhe antioksidantë.

Parandalon gurët në veshka

Kur kripërat dhe oksidet grumbullohen në veshka, kjo çon në zhvillimin e gurëve në veshka. Por nëse konsumoni ujë kokosi dhe mjaltë së bashku dhe shanset për gurë në veshka zvogëlohen pasi antioksidantët tretin gurët.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]