fbpx

Efi debat me Nitën: Uroj që të mos dalësh finaliste se ta tregoj unë…

nga Revista Kosovarja

Një diskutim i fortë ka nisur mbrëmë mes Efit dhe Nitës që nisi pasi ish-konkurrentja e “Përputhen” ka kërkuar qetësi.

Teksa Nita u kthye në shtatin e saj, Efi iu drejtua duke i thënë se shpreson që ajo të mos jetë finaliste, pasi në rast se ndodhë kjo mes tyre do të vazhdonin debatet.

“Fli Nita, a je rehat, a mund të fle tani, a më jep leje, mendohu pak, vetëm një gjë po të them, uroj që të mos dalësh finaliste se ta tregoj unë vetëm se po më bën ironi, sepse sa herë ke kërkuar ti të flesh ka mbaruar direkt diskutimi, meqë po më bën ironi do e shohësh”, u shpreh Efi.

Kujtojmë që Efi bashkë me Luizin dhe Deamishel tashmë janë finalistë teksa fituesi pritet të shpallet më 6 maj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]