fbpx

Einxhel Shkira: Pres një nivel më të lartë të humorit prej Julit

nga Revista Kosovarja

Gjatë spektaklit të mbrëmshëm të BBVA, u diskutua përplasja e Julit me Meritonin.

Meriton Mjekiqi ka qenë njëri nga banorët që ka qenë shumë i afërt me vajzat e shtëpisë dhe shumë i sjellshëm me to.

Tifozët e Koln dhe Borussia Dortmund bëhen bashkë, protestojnë për investimet e huaja n…Pse disa njerëz nuk e pranojnë kurrë se e kanë gabim: Psikologët shpjegojnë se si të si…“Bye bye Buci, ti je pas meje”, Linda Halimi rikthen në vëmendje momentin k…Ndërroi jetë njëri nga të plagosurit në përleshjen me armë në Spitalin e TetovësBebe Rexha mban koncert spektakolar para 50 mijë personave në Jeddah të Arabisë Saudite

Ai ka pasur një përplasje të vazhdueshme me banorin tjetër Julin, të cilin jemi mësuar ta shohim gjithmonë në rolin e tij si humorist.

Einxhel e cila ka qenë pjesë e BBVA 1, kësaj here ishte në rolin e opinionistes dhe kishte diçka për të thënë për dyshen.

“Si fillim më bëhet qejfi që më në fund pashë një debat burrash edhe pse niveli ishte shumë herë më i ulët se debati i femrave, ato të paktën kishin më shumë argumente se ju.” – ishte komenti i saj.

Ajo më tutje jep kritika për të dy banorët, duke thënë që nuk është aspak profesionale të shtiren sikur nuk e njohin njëri-tjetrin, sepse ata ishin takuar më parë në emisione. Ajo i quajti debatet e tyre si debate adoleshentësh.

Einxhel nuk ishte e kënaqur as me paraqitjen e Julit: “Unë pres më shumë edhe nga Juli, i cili na ka rritur me humorin e tij në ekran, pres një nivel më të lartë të humorit prej tij.”

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]