fbpx

Ekskluzive | Djali e vëllai i Nuredin Lushtakut dorëzohen në Polici

nga Revista Kosovarja

Djali dhe vëllai i Nuredin Lushtakut, ish-nënkryetarit të Skenderajt janë dorëzuar në Policinë e Kosovës. Më konkretisht në stacionin jugor “Jugu” në Prishtinë. Të njëjtit dyshohen për veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar”.

Kështu kanë konfirmuar për Gazetën Insajderi burimet brenda policisë.

Arbër e Arif Lushtaku deri mbrëmë ndodheshin në arrati krejt kjo pasi sulmit që i bënë dy zyrtarëve policorë në Skenderaj të shtunën mbrëma.

Por si erdhi deri tek sulmi nga Lushtakët ndaj dy policëve?

Në mbrëmjen e 2 korrikut, rreth orës 23:55, dy policët Enver Smakiqi dhe Mërgim Geci kanë mbëtur të plagosur gjatë orarit të tyre të punës. Sulmi ndaj zyrtarëve policor dyshohet se ndodhi për shkak se Arbër Lushtakut, djalit të Nuredinit iu shqiptuar gjobë trafiku.

Për rastin në natën kritike kishin dhënë detaje edhe Policia e Kosovës, derisa kishin konfirmuar se njëri polic ishte plagosur me armë zjarri në këmbë e tjetrit ishte lënduar me mjet të fortë.

Ndërkohë, ish-komandanti i gardës ceremoniale të TMK-së, Nuredin Lushtaku, ka konfirmuar prezencën e tij në stacionin policor lidhur me dyshimin se ka sulmuar dy zyrtarë policorë mirëpo nuk ka dhënë detaje, të cilat thotë se do t’i japë pas përfundimit të hetimeve.

Për rastin ka reaguar edhe Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme.

Ai të dielën e ka dënuar plagosjen e dy policëve në Skenderaj, ku i dyshuar është Nuredin Lushtaku, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka thënë se “policët duhet të jenë të paprekshëm dhe të papenguar”.

“Policët e Republikës së Kosovës në ushtrimin legjitim të detyrave publike duhet të jenë paprekshmërisht të papenguar. Ata janë emri konkret i rendit publik. Nuk mund të kemi edhe Republikë edhe mungesë rendi. Ngjarja e sotme përveçse është e patolerueshme ligjërisht e moralisht përbën po ashtu sulm për rendin e republikës”, ka shkruar ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]