fbpx

Ekspozoi të pasmet para kamerës, Sara Malaj “kryqëzohet” nga ndjekësit: Po i bën “DISS” Sindit?!

nga Revista Kosovarja

Sara Malaj është një nga vajzat që do të mbahet gjatë edhe pas përfundimit të “Për’Puthen”. Marrëdhënia e saj me Geljanin, Atdheun, zënkat e pajtimet me Jasminën i dhanë vëmendje bukuroshe bionde në program. Së fundmi pas daljes nga emisioni, ajo dhe Atdheu pushtuan mediat rozë me lajmet e ndarjes, ribashkimit, e së fundmi ndarjes sërish.

Mirëpo ajo rrëmben vëmendje dhe tani ajo po shijon disa ditë pushime në Spanjë. Sara ka ndarë një foto me bikini, por pak +18 dhe tepër provokuese. Në këtë foto, Sara ka treguar vetëm të pasmet e saj teksa i mban me duar. Kaq ka mjaftuar që ajo të kryqëzohet nga ndjekësit e disa i kujtojnë foton me bikini braziliane të Sindit nëse po i bën ‘diss’.

Sara madje reagoi duke kthyer komente, por tanimë e ka fshirë foton nga Instagrami. Për fatin e saj të keq sa është person publik çdo foto e saj ruhet nga mediat apo ndjekësit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]