fbpx

Eliza Hoxha për motrën: “Ti je Pranvera jeme ma e mira”

nga Revista Kosovarja

Eliza Hoxha njihet si një nga këngëtaret me stil të veçantë, arkitekte dhe tashmë një ndër politikanet më të voturara në listën e Partisë Demokratike të Kosovës.

Ajo së fundi është regjistruar si deputete në legjislaturën e tetë të Kuvendit të Kosovës, shkruan “Kosovarja”.

Deputetja këto ditë po kalon kohë të vështira, pasi babai i saj ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e infektimit me Covid.

Por, mbi të gjitha Eliza sot ka një arsye për t’u gëzuar, sepse motra e saj feston ditëlindjen dhe ajo e ka uruar atë publikisht me një dedikim emocional.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Eliza Hoxha (@eliza_hoxha_official)

“Në beteja e në gëzime, të du përjetësisht motër.
Gëzuar datëlindjen, e paqim ditë më të mira se këto ditë aktuale.
💗🌷
Anyway, ti je Pranvera jeme ma e mira.” ka shkruar ajo në rrjete sociale. /Kosovarja/

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]