Supermodeli Elton Ilirjani ka arritur të bëjë atë që shumë shqiptarë do kishin dëshirë të realizonin në këto momente. Takim ballë për ballë, me dashuri tipike shqiptare e mbi të gjitha me plot humanizëm brenda, ai ka takuar të madhen e muzikës shqiptare Parashqevi Simaku e cila po komentohet gjerësisht së fundmi për jetën e vështirë të saj në Amerikë.
Ai i është ulur në gjunjë, i ka puthur duart, i ka siguruar strehim e ka darkuar me të, ashtu siç do kishte dëshirë të bënte çdo shqiptar për artistë që përfundojnë në mëshirë të fatit.
Disa nga momentet e Elton Ilirjanit me divën e muzikës shqiptare Parashqevi Simaku.