fbpx

Elvana Gjata i dedikon fjalë shpirti e mirënjohjeje këtij njeriu

nga Revista Kosovarja

Elvana Gjata konsiderohet si një nga artistet më të mira që ka skena muzikore shqiptare.

 

Elvana Gjata ka publikuar sot mini albumin e saj surprizë “Çelu”, shkruan “Kosovarja”.

Mini albumi përmban shtatë këngë të reja, të cilat janë më së shumti balada: “A po vjen”, “Drandofilat”, “Jeta ime”, “Vendi im”, “Kur jemi dasht”, “Kunadhe” e “Mos u ngut”.

https://www.instagram.com/p/CNuWZuegtmK/

Edhe këtë herë, këngëtarja zgjodhi sërish dy ndër emrat më të kërkuar të muzikës shqiptare, Pirro Çako dhe Darko Dimitrov. Me të dy ata ajo bashkëpunoi edhe për mini albumin “3”, të cilin e publikoi 3 vite më parë.

Me këtë rast, Elvana i ka dedikuar Pirros disa fjalë të ngrohta në rrjete sociale. Ajo ka ndarë në Instagram disa foto të shkëputura gjatë punimit të këngëve me Pirro Çakon.

“Pirro i dashur! Je nder e krenari e këtij vendi! Burim muzike që nuk shteron! Një mik i shtrenjtë dhe frymëzim! Të falënderoj nga thellësia e zemrës time për çdo emocion, lot gëzimi dhe të qeshura pafund që kam përjetuar gjatë krijimit të kësaj buqetë me nota shpirti! Të dua shumë Pirro”, ka shkruar Elvana përkrah fotove me kantautorin”, ka shkruar Gjata krahas fotove. /Kosovarja/

https://www.instagram.com/p/CNu8JtTMdjv/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]