Koha e përgatitjes: 15 minuta
Koha e pjekjes/fërgimit: 5–7 minuta
Vështirësia: E lehtë
Porcionet: Për 4 persona
Nëse po kërkoni një ëmbëlsirë të shpejtë dhe të parezistueshme, Churros të Avikos që i gjeni kudo në markete – janë zgjedhja ideale.
Me një shtresë krokante, brendësi të butë dhe ngjyrë të artë joshëse, këto churros do të bëhen kënaqësia juaj e preferuar për mbrëmje të ngrohta ose festa familjare.
Përbërësit:
-1 paketim Aviko Churros
-100 g çokollatë e zezë
-100 ml krem ajke (për gatim)
-Pak kripë
-Opsionale: shllag
Udhëzimet:
1.Përgatitja e Churros
Ngrohni furrën sipas udhëzimeve në paketim ose përgatitni vajin nëse dëshironi t’i fërgoni. Vendosni churros në tepsi të shtruar me letër pjekjeje ose ulni butësisht në vaj të nxehtë.
Pjekni ose fërgoni për 5–7 minuta, derisa të marrin ngjyrë të artë dhe të jenë krokante. Lërini të ftohen lehtë.
2.Përgatitja e salcës së çokollatës
Ndërkohë, copëtoni çokollatën në pjesë të vogla.Ngrohni kremin e ajkës në një tenxhere të vogël, derisa të fillojë të vlojë lehtë, pastaj hiqeni nga zjarri dhe derdhni mbi çokollatën e copëtuar.
Përziejeni ngadalë derisa të krijohet një masë e lëmuar dhe shkëlqyese. Shtoni një majë kripë për të thelluar shijen.
3.Shërbimi
Radhitni churros të ngrohta në një pjatë shërbimi. Hidhni sipër salcën e ngrohtë të çokollatës. Nëse dëshironi, shërbejeni me pak shllag për një shije edhe më të pasur.
Këshillë shtesë:
Nëse doni një aromë më festive, spërkatni churros menjëherë pas pjekjes me sheqer të përzier me kanellë!