fbpx

Ëmbëlsirë fantastike me kakao dhe kokos

nga Revista Kosovarja

Kjo ëmbëlsirë me kakao dhe kokos të shkrihet në gojë, dy përbërës që i japin shije çdo ëmbëlsire.

Thjesht ëmbëlsirat me kakao dhe kokos janë fantastike.
Përbërësit për këtë ëmbëlsirë me kakao:
4 vezë
5 lugë gjelle sheqer
1 gotë të çajit vaj
1 pako sheqer vanilje (10gr)
8 lugë gjelle miell
1 pako pluhur për pjekje (baking powder 12gr)
2 lugë gjelle kakao
1 pako kokos (80gr)
1 shllag për lyerje
lajthi të bluara
Për sherbetin:
2 gota e gjysmë ujë (më pak se gjysma)
5 lugë gjelle sheqer
disa pika limoni
Përgatitja:
Fillimisht në një enë kuzhine shtojmë vezët, sheqerin, vajin, sheqer vaniljen dhe i përziejmë mirë me mikser derisa të bëhet një masë e dendur. Pastaj shtojmë miellin, pluhurin për pjekje dhe e përziejmë prap masën me mikser, më pas tek masa shtojmë kakao dhe e përziejmë me tel kuzhine.

Pasi i kemi shtuar të gjithë këta përbërës, shtojmë kokosin dhe masën e përziejmë me lugë. Brumin e ëmbëlsirës e hedhim në tepsi katrore të lyer me gjalpë (margarinë) e shtrijmë mirë në tepsi, më pas e fusim në furrë për pjekje të cilën e kemi ngrohur në maksimum 250 gradë C dhe e pjekim në temperaturë 180 gradë C për 20 minuta.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]