fbpx

Emina Çunmulaj në pritje të ëmbël për herë të tretë

nga Revista Kosovarja

Modelja e njohur shqiptare me famë botërore, Emina Çunmulaj së shpejti do të bëhet nënë për herë të tretë. Lajmin e ka bërë me dije vetë Emina me anë të një postimi në “Instagram”.

Modeja shfaqet në një jaht përkrah 2 vajzave të saj, Ella dhe Mia, ku teksa zbulon barkun e rrumbullakosur ajo tregoi edhe gjininë e bebes së tretë, që është djalë.

“Mezi po presim të takojmë vëllain tonë të vogël,” është fjalia që formojnë fjalët e shkruara në truporet e tyre të plazhit. “Vogëlushi i vogël është rrugës dhe ne jemi kaq të emocionuar,” shkruan ajo në mbishkrimin e fotos.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]